
Një lidhje e re ajrore pritet të afrojë edhe më shumë Shqipërinë me Luksemburgun dhe tregun e Beneluksit. Nga 29 marsi 2027, kompania ajrore luksemburgase Luxair do të nisë fluturime direkte gjatë gjithë vitit mes Luksemburgut dhe Tiranës, duke krijuar për herë të parë një lidhje të rregullt pa ndalesa mes dy vendeve. Sipas të dhënave të publikuara nga Luxair, linja do të operojë dy fluturime në javë, ndërsa çmimet e publikuara aktualisht nisin nga rreth 128–129 euro vajtje-ardhje, në varësi të datave dhe disponueshmërisë. Lajmi është më shumë se një zhvillim i ri për udhëtarët. Një lidhje direkte me Luksemburgun krijon një urë të re mes Shqipërisë dhe një prej qendrave të rëndësishme ekonomike e europiane, duke lehtësuar lëvizjen për turizëm, biznes, vizita familjare dhe shkëmbime profesionale.

Për Shqipërinë, kjo është edhe një tjetër shenjë e rritjes së interesit europian për vendin. Tirana po zgjerohet gjithnjë e më shumë si pikë hyrëse për udhëtarët që duan të zbulojnë Shqipërinë, por edhe si portë drejt rajonit të Ballkanit. Në këtë kuptim, avioni i Luxair nuk sjell vetëm udhëtarë. Sjell një tjetër rrugë lidhjeje mes dy vemdeve.
Dhe nga marsi 2027, Luksemburgu do të jetë vetëm një fluturim larg Tiranës.
Lexime të Ngjashme
Zgjedhur për ju sipas temës dhe destinacionit.
Buletini
Udhëto me Stil, drejt asaj që të frymëzon.
Bashkohu me buletinin tonë për të marrë rrëfime udhëtimi, destinacione të reja, ftesa ekskluzive dhe përzgjedhjet më të mira nga G Travel with Style.

