Radio

G Radio

TokëTiranë, Shqipëri

IBRAHIM KODRA "Deti dhe Muzika"

Tirana rikthen ne vemendje nje prej emrave me te rendesishem te artit shqiptar te shekullit XX

Nga G Travel Editors2 min lexim
Ndaj
Ekspozita

Ekspozita “Ibrahim Kodra – Deti dhe Muzika”, e hapur me 23 shtator ne ambientet e Bankes se Shqiperise, sjell 41 vepra te realizuara ne periudhen 1947–1999. Perzgjedhja krijon nje panorame te universi­t artistik te Kodres, aty ku figuracioni, ngjyra, deti, muzika, mitologjia dhe format gjeometrike bashkohen ne nje gjuhe artistike krejtesisht personale.

Titulli i ekspozites percakton edhe dy nga shtyllat me karakteristike te krijimtarise se tij. Deti shfaqet si kujtese, horizont dhe lidhje mes brigjeve, ndersa muzika shnderrohet ne ritmin e vete piktures. Peshqit, varkat, muzikantet, figurat, idhujt dhe totemet jane pjese e nje universi simbolik qe Kodra e ndertoi dhe e zhvilloi gjate dekadave. Nje vlere e vecante e ekspozites eshte se nuk kufizohet vetem te piktura. Perkrah veprave jane sjelle fotografi, dokumente, botime, cmime, veshje dhe instrumente muzikore, duke krijuar nje portret me te plote te artistit dhe te botes se tij krijuese. Pjese e ekspozites jane edhe vepra nga fondi i Shtepise-Muze te Ibrahim Kodres ne Milano dhe nga koleksione private.

ANILA MEMA Kuratore e ekspozites “Ibrahim Kodra – Deti dhe Muzika”

Pas ketij projekti qendron Anila Mema, gazetare, redaktore dhe profesioniste e komunikimit kulturor, me nje angazhim te gjate ne promovimin dhe dokumentimin e artit shqiptar. Prej vitit 2011 ajo drejton Zyren e Komunikimit, Medias dhe Marketingut prane Teatrit Metropol, ndersa aktiviteti i saj perfshin edhe projekte, dokumentare dhe iniciativa te lidhura me artin dhe kujtesen kulturore. Mema eshte prej vitesh e angazhuar me Fondacionin “Ibrahim Kodra”, duke kontribuar ne njohjen dhe promovimin e trashegimise se artistit.

Mema

Ne kete ekspozite, ajo ka perzgjedhur 41 vepra qe shtrihen ne nje periudhe prej me shume se pese dekadash, duke i vendosur ne dialog me materiale dokumentare dhe objekte personale. Kurimi krijon keshtu nje rrugetim qe nuk ndalet vetem te estetika e piktures, por kerkon te rindertoje edhe atmosferen, kujtesen dhe boten personale te Kodres. Vete Mema e lidh projektin me nje vizion me te gjere per te ardhmen e trashegimise se artistit: rikthimin gradual te veprave te Ibrahim Kodres ne Shqiperi dhe krijimin e nje muzeu te perhershem kushtuar tij ne Tirane.

Nje trashëgimi që rikthehet

Per nje artist qe jetoi dhe krijoi mes Shqiperise dhe Italise, ekspozita merr edhe nje dimension te rendesishem kulturor. Ajo sjell ne Tirane nje pjese te trashegimise se krijuar jashte vendit, por qe mbetet thellesisht e lidhur me identitetin shqiptar. “Deti dhe Muzika” nuk eshte vetem nje ekspozite retrospektive. Eshte nje mundesi per ta pare Kodren ne vazhdimesine e tij: nga vitet e para te krijimtarise deri te veprat e periudhes se pjekur, nga ndikimet europiane te gjithe ajo gjuhe personale qe e beri te dallueshem ne artin modern. Dhe mbi te gjitha, eshte nje ftese per ta pare Ibrahim Kodren jo vetem si nje emer te historise se artit shqiptar, por si nje artist qe arriti ta ktheje udhetimin mes dy brigjeve ne nje identitet artistik te perbashket

Ekspozita
Ekspozita

“ “Ibrahim Kodra – Deti dhe Muzika” 23 shtator – 23 nentor 2026”

Banka e Shqiperise, Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, Tirane

Zgjedhur për ju sipas temës dhe destinacionit.

Buletini

Udhëto me Stil, drejt asaj që të frymëzon.

Bashkohu me buletinin tonë për të marrë rrëfime udhëtimi, destinacione të reja, ftesa ekskluzive dhe përzgjedhjet më të mira nga G Travel with Style.

Të dhënat i përdorim vetëm për të dërguar buletinin. Çregjistrohu kurdo.